2 Gusht, 2017 - 8:35 pm
Arkeologët kanë kaluar javët e fundit duke gërmuar një pjesë të urës së shekullit të 16-të të Portës së Kuqe.
Qyteti Antwerp në Belgjikë ka nisur punën për një linjë të re të tramvajit por punëkryesit është dashur ta ndërpresin punën për pak kohë. Kjo për faktin se gjatë punimeve ata kanë hasur në disa gërmadha të shekullit të parë.
“Arsyeja pse ne po bëjmë hulumtimin këtu, është për shkak të projektit të infrastrukturës në shkallë të gjerë të quajtur ‘Noorderlijn’, që është projekt me anë të të cilit bëhet lidhja me tramvaj në veri të Antwerpit dhe këtij bulevard të madh. Janë duke u ndërtuar tunele, është bërë një shesh i madh këtu ku po qëndrojmë derisa po vendoset një infrastrukturë e re, një sistem i ri i kanalizimit dhe gjithashtu rruga është rinovuar. Kjo është arsyeja pse i kemi ekspozuar këto elemente historike këtu “, tha arkeologia Femke Martens për agjencinë e lajmeve Reuters, transmeton albinfo.ch.
Arkeologët kanë kaluar javët e fundit duke gërmuar një pjesë të urës së shekullit të 16-të të Portës së Kuqe. Në bazë të përvojë së saj, arkeologia, Martens, beson se pjesa më e madhe e urës ende shtrihet nën qytet. Struktura u projektua jo vetëm për të siguruar një hyrje, por edhe për të kanalizuar ujërat në atë kohë. Pjesët e mëdha të urës do të integrohen në projektimin e rrugës, derisa ato do të jenë të dukshme për udhëtarët dhe këmbësorët si pjesë e sheshit të ri./ KultPlus.com