4 Dhjetor, 2021 - 6:29 pm
Komandot e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke vazhduar stërvitjet e tyre me një intensitet të lartë, shkruan KultPlus.
Këtë gjë e bëri të ditur Ministri i Mbrojtjës, Armend Mehaj, ku përmes një njoftimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”, ai tha se komandot e FSK-së vazhdojnë stërvitjet tejet sfiduese .
“Komandot tona trajnohen në përvetësimin e taktikave luftarake Me qëllim të përvetësimit të taktikave luftarake në zona të hapura dhe zonat urbane, komandot e FSK-së vazhdojnë stërvitjet tejet sfiduese me instruktorët e forcave turke, për përballje me forcat armike.Këto stërvitje realizohen sipas praktikave më të avancuara të ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s, ku komandot dëshmojnë se janë plotësisht të gatshëm për realizimin e mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë, si dhe pjesëmarrjes efektive në task-forcat shumëkombëshe në operacionet. paqeruajtëse”, shkroi Mehaj.
Gjatë këtë viti, Kuvendi i Kosovës ka votuar për dërgimin e FSK-së në misione paqeruajtëse. /KultPlus.com