1 Korrik, 2019 - 11:00 pm
10 thënie motivuese, që ju bëjnë të hidheni në veprim
“Ne jemi pikërisht ajo që bëjmë vazhdimisht. Prandaj, përsosmëria nuk është një veprim, por një zakon” – Aristoteli
Perfeksioni nuk është kurrë masa për të matur suksesin. Por është koha e duhur për tju vënë nga pas zakoneve që formojnë përsosmërinë.
“Ngjit shkallën e parë të besimit. Nuk të duhet ta shohësh të tërë shkallën, vetëm ngjit shkallën e parë” – Martin Luther King Jr
Kur ditët e këqija vijnë drejt jush, mos e humbi shpresën. Iniciativa e lirë është një aventurë dhe si çdo histori e bukur ka uljet dhe ngritjet e saj. Mbështetu tek ai person i suksesshëm që kini në mendje dhe ngjitni shkallët e para të besimit në rrugën që po ndiqni. Do të jetë për të mirën tuaj.
“Vepro ose prano” – Anonime
Shprehje e bukur sepse në fund të ditës jeta varet nga ju. Ju mund të zgjidhni të pranoni gjënë që nuk ju pëlqen ose mund të zgjidhni të ndërmerrni veprime.
“Shumë ide të mëdha ikin pa u realizuar dhe shumë zbatues të mirë janë pa ide. Njëra pa tjetrën janë të pavlefshme” – Tim Blixseth
Pra, doni të bëheni një biznesmen? Shumë mirë. Do tju duhet një ide e madhe si dhe një vizion. Por nuk është mjaftueshëm. Ju duhet ta zbatoni idenë tuaj të madhe ose pastaj nuk është e madhe.
“Bota merr formë më lehtë se sa e mendoni dhe ajo po pret që ju t’i jepni formë” – Bono
Jeta merr forma të ndryshme. Jeta juaj është si argjila.Varet nga ju ti jepni formën që ju dëshironi ti jepni. Nëse e pëlqeni ose jo, ju jeni personi përgjegjës për atë që jeni dhe që ju jeni personi që mund të merrni hapat për tu zhvilluar në atë person që dëshironi. Nëse nuk dini nga t’ja nisni, kërkoni ndihmën e një mentori. Një hap i vetëm mund të transformojë komplet jetën tuaj.
“Të mundesh është veçse një gjende e përkohshme. Të heqësh dorë e bën atë të përhershme” – Marilyn von Savant
Ideja juaj e biznesit mbase nuk funksionon. Por kjo nuk do të thotë se ky është fundi. Asnjë humbje në biznes nuk është fundi por vetëm nëse ju i jepni fundin. Mund të zgjidhni ta ri-shpikni veten tuaj, biznesin tuaj, produktin tuaj dhe boten. Varet nga ju.
“Suksesi është aftësia për të kaluar nga dështimi në dështim pa e humbur entuziazmin” – Winston Churchill
Churchill gjithashtu ishte ai që thoshte “Kurrë, kurrë, kurrë mos hiqni dorë.”
Mos hiqni dorë dhe mos qëndroni në mënyrat tuaja të vjetra të menduarit dhe të vepruarit. Transformojeni 2015 në vitin më të mirë duke marrë mbështetjen dhe burimet që ju nevojiten për të mbajtur entuziazmin tuaj lart.
“Suksesi duket se është i lidhur me veprimin. Njerëzit e suksesshëm janë në lëvizje vazhdimisht. Ata bëjnë gabime por nuk heqin dorë” – Conrad Hilton
Për të qenë i motivuar, duhet të lëvizësh përpara pavarësisht pengesave. Ekziston një koncept i gabuar se të jesh i motivuar do të thotë të mos ballafaqohesh kurrë me disfata apo dështime. E kundërta, çdo biznesmen është ballafaquar me dështime të panumërta. Megjithatë ata kanë bindjen e brendshme për të ecur përpara, për të konfiguruar jetën dhe vizionin e tyre dhe suksesin në fund fare. Mendja juaj ka të gjithë fuqinë për të cilën ju keni nevojë për të kaluar çdo sfidë.
“Mënyra më e mirë për të parashikuar të ardhmen është ta krijosh atë” – E panjohur
Gjithçka ka të bëjë me përgjegjësinë. Ju mund ti jepni formë dhe ta krijoni jetën ashtu siç e dëshironi ta jetoni. Çfarë lloj progresi keni bërë këtë vit? Si mund ta rrisni përqindjen e gjërave që arrini të zbatoni? Cilët ekspertë apo burim energjie mund të kërkosh që të jesh më efikas?
“Ka dy zgjedhje kryesore në jetë: të pranosh kushtet ashtu siç janë ose të pranosh përgjegjësinë për ti ndryshuar ato” – Dr. Denis Waitley
A do të jetë 2015 viti më i mirë si profesionalisht ashtu edhe personalisht?Kjo varet nga ju. Fillon nga mendja dhe qëndrimi juaj për të kaluar në etikën tuaj të punës dhe në veprimet tuaja. A do ta siguroni suksesin tuaj? Tani është koha e duhur për ta vlerësuar dhe nëse e nevojshme, ti ri-vlerësoni zgjedhjet tuaja të deritanishme.