233 vite nga vdekja e Adam Smith

17 Korrik, 2023 - 6:16 pm

Sot janë bërë 233 vite nga vdekja e babait të Ekonomisë, Adam Smith, shkruan KultPlus.

Adam Smith (5 qershor 1723 – 17 korrik 1790) është një filozof dhe ekonomist skocez i Iluminizmit. Ai qëndron në histori si babai i shkencës ekonomike moderne, vepra kryesore e të cilit, Pasuria e kombeve, është një nga tekstet themeltare të liberalizmit ekonomik.

Ai  ishte profesor i filozofisë morale në Universitetin e Gllasgout, ku i kushtoi dhjetë vite të jetës së tij këtij teksti që frymëzoi ekonomistët e mëdhenj pasardhës, ata që Karl Marks do t’i quante « klasikët » dhe që do të hidhnin parimet kryesore të liberalizmit ekonomik.

Shumica e ekonomistëve e konsiderojnë Smithin si «babain e ekonomisë politike» megjithatë, disa, si austriaku Jozef Shumpeter dhe amerikani Murrej Rothbard, e kanë quajtur një autor të vogël, duke konsideruar që vepra e tij përmbante pak ide origjinale dhe që këto të fundit ishin të gabuara. /KultPlus.com

Të ngjajshme