Adem Gashi shpallet “Autori i vitit” për Letërsinë shqipe, Ardian Haxhaj merr “Çmimin për roman”

8 Qershor, 2018 - 10:43 pm

Shoqata Botuese e Kosovës ka ndarë çmimet e edicionit të 20-të të Panairit të Librit që po mbahet keto ditë në Prishtinë, shkruan KultPlus.

“Autori i vitit”, sa i përket letërsisë shqipe, është shpallur Adem Gashi për veprën “Drenusha e trembur dimrash”, botuar nga Armagedoni, Prishtinë ndërsa sa i përket letërsisë së huaj, ky çmimi i ka takuar francezit François-Henri Désérable për veprën, “Njëfarë Z. Piekyelny” , botuar në shqip nga shtëpia botuese “Buzuku”.

Çmimi për poezi shkoi për Majlinda Nana Rama me librin “Lulet e egra”, botuar nga Vatra, Shkup ndërsa Çmimi për kritikë/ estetikë/ publicistikë shkoi për Ardian Vehbiun me librin “Fjalë për fjalë”, botuar nga Cabej, Tiranë.

Me Çmimin për vepër të vecantë u shpërblye Ermira Xhomaqi me romanin “Përtej harrimit, botuar nga Institutit i Studimeve të Krimeve dhe të Pasoja të Komunizmit, Tiranë. Çmimi për stendën më të vizituar i takoj Shtëpitë botuese “Artinit, Prishtinë”. Me Me Çmimin “Përkthyesi i vitit 2018” u shpërblye Mal Berisha me librin “Benjamin Disrael“Naltësimi i Iskanderit” (Botuar nga Koha, Prishtinë) dhe Engjëllushe Shqarri me librin e Madeleine Albright “Të fuqishmit dhe i plotfuqishme”, botuar nga Fan Noli, Tiranë. Çmimi për letërsinë për fëmijë e mori Viktor Canosinaj me librin “Djali që shikonte detin”, botuar nga Dyrrah, Durrës. Cun Lajci e mori Çmimin Special “Për katër vepra të botuara brenda dy panaireve (2017-2018)./ KultPlus.com

Të ngjajshme