25 Dhjetor, 2018 - 1:30 pm
Fadil Berisha padyshim është një ndër fotografët më mirë që ka pasur populli shqiptar.
Para aparatit të tij fotografik kanë pozuar shumë yje botërore të kinematografisë amerikane, këngëtare si dhe modele të famshme.
E tillë është edhe bukuroshja që ka pozuara para artistit tonë. Bëhet fjalë Brette Taylorin, e cila është aktore, këngëtare dhe kompozitore e muzikës ‘Country’.
Disa prej pozave joshëse bardhezi të artistes, Berisha i ka publikuar në llogarinë personale në Instagram.
Edhe vetë amerikania i ka publikuar disa prej imazheve duke mos dhënë shumë detaje se për çka bëhet fjalë.
“’Martha’ pas dyerve të mbyllura”, ka shkruar ndër të tjerash bukuroshja me rastin e zbulimit të disa imazheve.
Ndryshe, Fadili tash e sa vjet jeton dhe vepron në SHBA, përkatësisht ka studion filmike në qytetin e New Yorkut. /Telegrafi/ KultPlus.com