12 Mars, 2019 - 10:16 pm
Gili Hoxhaj
Alban Muja, artisti i cili do të prezantojë Kosovën në edicionin e 58-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit në Bienalen e Venedikut që do të mbahet këtë vit, sonte në një prezantim në Aleancën Franceze theksoi se projekti i tij reflekton më të tashmen dhe të kaluarën e Kosovës dhe quhet “Albumi familjar”.
“Projekti quhet “Family Album” apo “Album familjar”, ku tregohet mentaliteti jem si eksperiencë e jemja dhe shpesh herë edhe prej syve të tjerëve dhe në njëfarë formë flet për rrugëtimin ton, është një projekt multimedial të cilin mund ta shihni më 9 maj në Arsenal të Venecias”, tregoi Muja sot në prezantimin e mbajtur tek Aleanca Franceze.
Alban Muja vitin e kaluar ka qenë pjesë e ‘Cite International des Arts’, që është institucioni kryesor për rezidenca artistësh në Francë dhe ndër institucionet më të mëdha në botë për rezidenca.
Tutje Muja sonte dha një përmbledhje edhe për projektet e tjera artistike si Tonys, Brotherhood, Forca, “New York, New York”, “Window seat, paintings” dhe “Window seat drawings”, Legendary Dog , HOTel. / KultPlus.com