Arti shqiptar në zi, ndërron jetë aktorja e njohur

27 Tetor, 2019 - 9:50 pm

Shpresa Bërdëllima, aktorja e njohur shqiptare, ka ndërruar jetë në moshën 60-të vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë, shkruan KultPlus.

Shpresa Bërdëllima u angazhua në teatrin e estradës së Tiranës dhe në kinematografi, duke filluar me rolin e zonjushës Gajtani te “Vajzat me kordele të kuqe”.

Bërdëllima ka qenë aktore shumë e dashur për publikun shqiptarë. Rolet e saj më të njohura i gjejmë në filmat: Vajzat me kordele të kuqe (1978), Përtej mureve të gurta (1979), Era e ngrohtë e thellësive (1982), Të shoh në sy (1986), Kur hapen dyert e jetës (1986), Mirela (telekomedi) – (1988), Flutura në kabinën time (1988) etj. / KultPlus.com

Të ngjajshme