25 Dhjetor, 2020 - 9:39 am
Poezi nga Bardhyl Londo
Atdheu s’është sa sedilja e makines tënde,
sa karrigia e zyrës,
sa dhoma komode
A më dëgjon,
ti që me flamur të ri u gdhive në mëngjes,
për ta ndryshuar, ndoshta, prape në mbrëmje?
Atdheu s’është lojë kalamajsh.
Atedheu është dhimbje.
O Zot,
Dhembje! / KultPlus.com