23 Maj, 2019 - 9:40 pm
Një video e publikuar në Instagram në llogarinë e artistit të njohur me pseudonimin Banksy, krijon përshtypjen që britaniku ka vënë në synim Bienalen e Venecias.
Në videon e publikuar në Instagram shihet një njeri duke vendosur pikturat e tij për ti shitur. Këto piktura të ngjitura afër njëra-tjetrës krijojnë pastaj një imazh të ri gjersa pranë është përshkrimi: Venecia në vaj. Në video po ashtu shihet sesi policia ka ndërhyrë pasi që artisti apo ndonjë nga “agjentët” e tij nuk kishte lejë për të shfaqur artin e tij në atë vend.
“Duke vendosur tendën tim në Bienalen e Venedikut. Përkundër faktit që është eventi më i madh i artit në botë, për disa arsye unë nuk jam ftuar”, ka shkruar Banksy në Instagram./ KultPlus.com