Bob Dylan: Strehë nga stuhia

27 Nëntor, 2019 - 11:16 pm

Bob Dylan: Strehë nga stuhia

(Shelter from the Storm)

Në një jetë tjetër ishte, prej mundi e gjaku,
kur errësira ishte virtyt dhe rruga krejt baltë e mbushur.
Unë nga xhungla erdha, një krijesë pa formë,
“Eja brenda” – ajo më tha.
“Të të strehoj e të mbroj nga stuhia”!

Nëse rruga këndej më bie sërish, të jesh e sigurt
që të pamundurën do të bëj për të, të jap fjalën!
Në një botë mbushur me vdekje syçelik ku njerëzit luftojnë për t’u ngrohur,
“Eja brenda” – ajo më tha.
“Të të strehoj e të mbroj nga stuhia”!

Asnjë fjalë s’u fol mes nesh, nuk kishte shumë rrezik,
deri në atë pikë çdo gjë ishte lënë pazgjidhur.
Duke përfytyruar një vend ku çdo gjë është e ngrohtë dhe e sigurt,
“Eja brenda” – ajo më tha.
“Të të strehoj e të mbroj nga stuhia”!

Nga stërmundimi isha dërrmuar, i varrosur nën breshër,
i helmuar në shkurre dhe me rrugën e humbur,
si një krokodil i gjuajtur, nëpër misra i rrënuar,
“Eja brenda” – ajo më tha.
“Të të strehoj e të mbroj nga stuhia”!

Befas u ktheva dhe ajo po rrinte aty,
me byzylykë argjendi në kyçe dhe lule nëpër flokë.
Me hijeshi m’u afrua dhe më hoqi kurorën me gjemba,
“Eja brenda” – ajo më tha.
“Të të strehoj e të mbroj nga stuhia”!

Lidhjet tashmë janë këputur, por sërish mund të lidhen,
edhe një tjetër shëtitje në pyll, i gjithë shpirti mund të rilindë,
është një tjetër betejë pambarim për një copë që e shqyer ngahera është,
“Eja brenda” – ajo më tha.
“Të të strehoj e të mbroj nga stuhia”!

Epo, ndihmësi shkel mbi gozhda të mprehta, dhe predikuesi kalëron,
por asgjë nuk ka më rëndësi, vetëm fundi i botës ka vlerë,
dhe varrmihësi me një sy i fryn një fyelli të kotë,
“Eja brenda” – ajo më tha.
“Të të strehoj e të mbroj nga stuhia”!

Kam dëgjuar të porsalindurit, që qajnë si pëllumbesha në zi,
dhe pleq dhëmbëthyer të llocur pa dashuri.
A po e kuptoj mirë pyetjen, o njeri, apo është pa shpresë dhe e harruar?
“Eja brenda” – ajo më tha.
“Të të strehoj e të mbroj nga stuhia”!

Tani mes nesh ka një mur, diçka na ka humbur.
I mora gjërat për të mirëqena, nuk thitha sinjalet
dhe të mendosh që gjithçka nisi në një agim të harruar prej kohësh.
“Eja brenda” – ajo më tha.
“Të të strehoj e të mbroj nga stuhia”!

Mbi një kodër të vockël fshati, ata luajnë kumar për rrobat e mia,
bëra pazar për shpëtim dhe më dhanë një dozë vdekjeprurëse.
U ofrova pafajësinë time dhe më paguan me përbuzje,
“Eja brenda” – ajo më tha.
“Të të strehoj e të mbroj nga stuhia”!

Epo mirë, në një vend të huaj po jetoj, por vijën do ta shkel,
bukuria ecën mbi një teh brisku, të cilën ndonjë ditë do ta bëj timen,
nëse mundem të rikthej orën kur Zoti dhe ajo lindën.
“Eja brenda” – ajo më tha.
“Të të strehoj e të mbroj nga stuhia”!

Virtual Sophist / KultPlus.com

Përktheu: Edvin Shvarc

Të ngjajshme