12 Shkurt, 2019 - 11:30 am
“Njeriu lodhet më shumë kur rri pa bërë asgjë”
Proverbë kineze
“Hape pusin, përpara se të të zërë etja”
Proverbë kineze
“Kur fryjnë erërat e ndryshimit, disa njerëz ndërtojnë mure, të tjerë ndërtojnë mullinj”
Proverbë kineze
“Kush bën një pyetje është budalla për pesë minuta; kush nuk e bën pyetjen, mbetet budalla përgjithmonë”
Proverbë kineze
“Mos ua bëj të tjerëve, atë që nuk do të doje të ta bënin ty”
Proverbë kineze
“Udhëtimi i një mijë kilometrave nis me hapin e parë”
Lao Tzu
“Të flasësh shumë pa mbërritur askund, është njësoj si të hipësh në pemë për të kapur një peshk”
Proverbë kineze
“Nëse e ke mendjen e fortë, gjithë gjërat e vështira do të bëhen të lehta; nëse e ke mendjen të dobët, gjithë gjërat e lehta do të bëhen të vështira”
Proverbë kineze
“Çdo fëmijë e ka mirësinë të lindur”
Proverbë kineze
“Nëse jep gjithmonë, gjithmonë do të kesh”
Proverbë kineze
“Jepi njeriut një peshk, dhe do e ushqesh për një ditë. Mësoje të peshkojë, dhe do e ushqesh për gjithë jetën”
Proverbë kineze
“Çdo gjë ka bukurinë e vet, por jo të gjithë janë në gjendje ta shikojnë”
Proverbë kineze
“Nëse bën plane për një vit, mbill oriz. Nëse bën plane për 10 vjet, mbill pemë. Nëse bën plane për 100 vjet, eduko njerëzimin”
Proverbë kineze
“Mos ki frikë se rritesh ngadalë. Ki frikë vetëm nëse rri në vend”
Proverbë kineze
“Një bisedë e vetme me një burrë të mençur, vlen sa një muaj lexim librash’
Proverbë kineze
“I mençuri merr vendimet e veta, budallai ndjek opinionin publik”
Proverbë kineze
“Ai që përpiqet të ndjekë dy rrugë njëherësh, nuk do të mbërrijë askund”
Proverbë kineze
“Kontrolloji emocionet, ose ato do të të kontrollojnë ty”
Proverbë kineze./ bota.al/ KultPlus.com