3 Maj, 2020 - 9:37 pm
Për shkak të pandemisë, Dukagjin Lipa ka treguar në bashkëbisedimin me Shpend Ahmetin, se nëse do të mbahet festivali këtë vit, shkruan KultPlus.
Dukagjin Lipa ka thënë se janë duke pritë vendimet e Komunës, dhe sipas tij, do të respektojnë çdo vendim, sepse janë të gatshëm që të ruajnë shëndetin e qytetarëve të Kosovës, edhe pse, sipas Lipës, një anulim i mundshëm nuk do të jetë në favor të festivalit.
Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, së fundi ka ndërmarrë shumë iniciativa kreative, në mënyrë që të thyej monotoninë e qytetarëve gjatë pandemisë, shkruan KultPlus.
Tash është duke realizuar një bisedë me këngëtaren e famshme Dua Lipa, në të cilën mund të dërgoni pyetje edhe ju që të jeni pjesë e kësaj bisede.
“Dërgoni pyetjet tuaja në [email protected] dhe Dua si bashkëbiseduese do të më bëjë pyetjet e juaja mua”, ka shpjeguar rregullat e këtij bashkëbisedimi, kryetari Ahmeti./KultPlus.com