Ekspertët zbulojnë një altar romak në muret e Kalasë së Vuçakut në Drenas

29 Qershor, 2024 - 3:20 pm

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se vetëm pak kohë nga fillimi i gërmimeve ekspertët kanë zbuluar një altar romak të gjysmës së parë të shek.III, pas krishtit në muret rrethuese të Kalasë së Vuçakut në Drenas, shkruan KultPlus.

Ministri Çeku ka bërë të ditur se altari i cili i takon periudhës së Justinianit është i një rëndësie të veçantë dhe tregues se në këtë rajon ka pasur vazhdueshmëri jetese që nga parahistoria, antika deri në mesjetë.

“Vetëm pak kohë pas fillimit të gërmimeve arkeologjike në Kalanë e Vuçakut në Drenas, tashmë kemi zbulimin e parë tejet të rëndësishëm.

🏛️Ekipi i ekspertëve, i përbërë nga arkeologu Shafi Gashi, Sali Islami dhe Arbnor Morina, në murin rrethues të kalasë kanë zbuluar një altar romak të gjysmës së parë të shek.III, pas krishtit. Objekti është një spolie e ripërdorur në ndërtimin e kalasë së periudhës së Justinianit (527-565 p. Kr).

Altari është i një rëndësie të veçantë dhe tregues se ka vazhdueshmëri jetese që nga parahistoria, antika deri në mesjetë”, thuehet në shkrimine ministrit Çeku në facebook/ KultPlus.com

Të ngjajshme