15 Nëntor, 2020 - 11:00 pm
Këto ditë nëntori në Shqipëri nuk i përkasin vetëm panairit të librit, por edhe promovimit të letërsisë suedeze, autorja e radhës që vjen në gjuhën shqipe nga përkthyesja Entela Tabaku është Anne Swärd.
“Botimet Pegi e pritën shumë me entuziazëm përkthimin e këtij romani dhe me gëzoi shumë se kisha dëshirë ta kishim në shqip. Prania e romanit, kjo lidhje kaq internsive mes dy fëmijëve në mes të luftës dhe fati i tyre. Po duke lexuar dalë ngadalë lexuesi zbulon se protagonisti i vërtetë i romanit nuk është prania po mugnesa, mungesa e së vërtetës, e komunikimit, e vendlindjes dhe meqënëse të gjithë personazhet janë të shpërngulur në një farë mënyrë”, rrëfen përkthyesja Tabaku
Ajo thotë se autorja suedeze Anne Swärd ka një stil të vetin të pazakontë të për përkthimin tonë shqip, që synon përkthim të plotë të rrjedhshëm që gati gati tingëllon më mirë se origjinali. “Ndërsa Ana Swärd shkruan një prozë të ngjeshur, intensive në një bashkërenditje të dendur që gati gati e lë fizikisht lexuesin pa frymë. Këto mungesa të papritura të fjalisë për ta paraqitur këtë ankth që personzahet ndjenë në libër dhe kjo do më pëlqente ta kishim në shqip”, vijon Tabaku.
Anne Sward është shkrimtare suedeze mjaft e njohur në vendin e saj. Ka debutuar më 2003 me një roman që u bë pjesë e finalistëve August Prize (çmimi më i lartë letrar skandinav). Romani i saj i tretë, `Deri në frymën e fundit`, u shpall romani më i mirë i vitit nga Bokcirklar Stora Lasarpriset (Çmimi i Lexuesve). Librat e saj janë përkthyer në mbi tetëmbëdhjetë gjuhë. Në vitin 2019, ajo u bë pjesë e Akademisë Suedeze./ diaspora shqiptare/ KultPlus.com