17 Nëntor, 2023 - 6:15 pm
Fatjona Kasapi sot ka fituar medaljen e parë Evopiane, ku njëkohësisht cilësohet të ketë hyrë në mesin e garueseve me potencial për të ardhmen, shkruan KultPlus.
Këto fjalë i ka thënë trajneri i saj Driton Kuka, duke u shprehur shumë i kënaqur me performancën e saj.
“Evropiani U23 shënoj edhe një medalje për ekipin tonë!
Fatjona Kasapi 57 kg preku medaljen e parë Evropiane dhe kështu hyri në mesin e garueseve me potencial për të ardhmen!
Pas operimit dhe pauzës së gjatë sot ajo demonstroj xhudo cilësore dhe jam shumë i kenaqur me performancën e saj.
Ekipi Olimpik gjendemi në Tokio por edhe pse 2 i mëngjesit medalja Evropiane e fituar po na mban ende zgjuar!”, ka shkruar Kuka në Facebook./Kultplus.com