Festa e ‘Verërave dhe gështenjave’, Rama: Pogradeci ju mirëpret

3 Dhjetor, 2024 - 6:31 pm

Promovimi i produkteve vendase është synimi kryesor i festës së “Verërave dhe gështenjave”, e cila organizohet në Pogradec.

E kthyer tashmë në traditë në qytetin e Pogradecit, kjo festë tërheq vizitorë të shumtë dhe turistë të huaj të cilët shijojnë produktet vendase.

Kryeministri Edi Rama ftoi sot qytetarët që në datat 6 dhe 7 dhjetor të bëhen pjesë e festës së “Verërave dhe gështenjave”, në Pogradec.

Festa e “Verërave dhe gështenjave” është shndërruar tashmë në një festë të përvitshme që tërheq gjithmonë e më shumë vizitorë në qytetin juglindor të vendit.

Edhe këtë vit nuk do të mungojnë tezgat në shërbim të të gjithë të interesuarve që dëshirojnë të tregtojnë verën e tyre apo produkte ushqimore tradicionale. Po ashtu, bizneseve iu krijohet mundësia që të promovojnë gatimet e tyre tradicionale, punimet artizanale etj.

Prodhimi i verës mbetet një traditë për qytetin e Pogradecit, ndërsa verërat pogradecare në vite, kanë marrë edhe disa çmime ndërkombëtare./atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme