4 Korrik, 2021 - 2:30 pm
Në nderim të përvjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Sojevë të Ferizajt, pranë kampit “Bondsteel” është bërë inaugurimi i punimeve në projektin: “Hapësirat e gjelbra dhe shtatorja e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden” .
Në këtë aktivitet të rrjetit të organizatave joqeveritare “Avonet” po marrin pjesë pjesëtarë të KFOR-it Amerikan nga kampi “Bondsteel” si dhe qytetarë të Ferizajt.
Projekti që do të jetë financim i qytetarëve dhe bizneseve ferizajase pritet të kushtojë mbi 600 mijë euro.
Paraprakisht pjesëmarrësit bënë homazhe tek obelisku në nderim të birit të presidentit amerikan Joe Biden, Beau Biden./ KultPlus.com