4 Shkurt, 2019 - 9:56 am
Pjesëtarëve të familjes nuk po u pëlqen dokumentari rreth këngëtari të ndjerë, David Bowie.
Duncan Jones, i biri i David Bowiet, kritikoi një film të ri rreth babait të tij, duke thënë se muzika e këngëtarit nuk dëgjohet as nuk shfaqet në dokumentar.
Jones ka shkruar në llogarinë personale të Twitterit se nëse audienca dëshiron një film biografik pa muzikën e David Bowiet ose pa bekimin e familjes, kjo i mbetet publikut.
Kate Moss dhe David Bowie (Photo by Evan Agostini/Getty Images)
Xhirimi i filmit Stardast është planifikuar në muajin qershor dhe regjisor do të jetë Gabriel Rayge.
Johnny Flin do të luajë Bowin e ri gjersa Jenny Malone do të jetë mëshirojë bashkëshorten e artistit, Angie.
Filmi do të jetë në lidhje me vizitën e parë të Bowiet në SHBA në vitin 1971, i cili i dha frymëzim për të krijuar një figurë dhe albumin e vitit 1972 “Zigi Stardast”.
David Bouvie kujtojmë se ka ndërruar jetë në muajin janar të vitit 2016 si pasojë e kancerit në mëlçi, dy ditë pas nxjerrjes në shitje të albumit “Blackwater”. /Telegrafi/ KultPlus.com