5 Qershor, 2023 - 11:00 pm
Një burrë është gjobitur me 121 mijë euro për tejkalim të shpejtësisë.
Kjo ngjarje jo e zakonshme ndodhi të shtunën në Finlandë, konkretisht në ishullin Aland raportojnë mediat ndërkombëtare përcjell Klankosova.tv
Bëhet fjalë për Anders Wiklof, i cili njihet si një nga njerëzit më të pasur finlandez.
Wiklof është zënë duke e vozitur veturën me shpejtësi prej 82 kilometrash në orë në një zonë ku kufizimi i shpejtësisë është 50.
Përpos gjobës, pasanikut iu pezullua për 10 ditë patentë-shoferi.
Kjo s’është hera e parë që 76-vjeçari mori gjobë të majme për ngasje të shpejtë.
Në vitin 2013, ai u gjobit me 63 mijë e 680 euro ndërsa pesë vjet më parë u detyrua të paguaj një gjobë tjetër prej 95 mijë eurosh.
Gjobat në Finlandë llogariten në bazë të ardhurave mujore./ Klankosova.tv/KultPlus.com