16 Maj, 2019 - 6:04 pm
Sibel Halimi
Instrumentalizimi i të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës për qëllime e përfitime politike shpërfaq edhe njëherë mos seriozitetin dhe ndjeshmërinë për të diskutuar për këtë kategori shoqërore.
Nuk është hera e parë që deputetët në Parlamentin e Kosovës bëjnë pazare politike në fatkeqësinë e këtyre grave, fillimisht duke i lënë në heshtje dhe mbyllur në sirtarët e tyre e më pas duke dhënë qëndrime të pa menduara e si rezultat duke shkaktuar pasoja psikologjike tek gratë.
Fotoja e publikuar nuk i ndihmon askujt, e aq më pak partive politike që janë në pushtet për afro 20 vite e që nuk kanë arritur të bëjnë as një hap drejt përmirësimit të jetës dhe mirëqenies së këtyre grave. Fotoja e publikuar, nuk është asgjë tjetër, pos rikthimi i traumës për gratë dhe familjet e tyre! / KultPlus.com