Gashi: Sylejman Lokaj me krijimtarinë e tij të pasur e të vlerësuar ka lënë gjurmë të pashlyera

4 Gusht, 2018 - 8:20 pm

Aktori dhe regjisori Syleman Lokaj ka vdekur sot në moshën 85-vjeçare, shkruan KultPlus.

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e aktorit Sylejman Lokaj, duke thënë se aktori e regjisori me krijimtarinë e tij ka lënë gjurmë të pashlyeshme , ndërsa ka shtuar se Lokaj me talentin e tij ka tejkaluar kufijtë lokal e rajonal.

Po ju sjellim postimin e plotë të ministrit Gashi:

E nderuara familja Lokaj,

Me pikëllim dhe me keqardhje të madhe e mora lajmin për ndarjen nga jeta të dashurit tuaj Sylejmanit, artistit dhe aktorit tonë të madh.

Sylejman Lokaj nuk do të jetë mes nesh fizikisht por me krijimtarinë e tij të pasur e të vlerësuar ka lënë gjurmë të pashlyera dhe padyshim se do të kujtohet në mesin tonë ashtu siç edhe ka qenë, pozitiv, me energji frymëzuese dhe me veçantinë e cila e karakterizonte.

Ndarja nga kjo jetë dhe mosprania e tij në mesin tonë është një humbje e madhe për artin e kulturën shqiptar. Lokaj me talentin e tij i ka tejkaluar kufijtë lokal e rajonal duke u bërë i njohur në shumë role dhe duke realizuar shumë ekspozita përmes të cilave shprehte artin e kreativitetin e tij.

Si bashkëshort, si prind, si vëlla, si i afërm, si kolegë, ndarja nga ne e Sylejmanit, do të lërë një zbrazëtirë të pakompenzueshme, por do të jetë frymëzim, krenari dhe forcë për ne për të vazhduar, duke e ndjekur shembullin e punës dhe angazhimit të tij.

Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Sylejman Lokaj.

Sinqerisht,
Kujtim Gashi
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Të ngjajshme