25 Qershor, 2019 - 4:00 pm
‘100 librat e shekullit’ është një renditje e librave që konsiderohen si librat më të mirë të shekullit realizuar përmes një sondazhi nga Fédération Nationale d’Achats des Cadres dhe gazeta pariziene Le Monde.
Duke filluar me një listë paraprake me 200 tituj të përpiluar nga librashitësit dhe gazetarët, 17,000 francezë votuan duke iu përgjigjur pyetjes, “Cili libër ka mbetur në kujtesën tuaj?” (« Quels livres sont restés dans votre mémoire ? »).
Lista e titujt e pretenduar përmban romane, poezi, drama të mirënjohura si dhe libra me figura komike. Pesëdhjetë titujt e parë të listës ishin subjekt i një eseje nga Frédéric Beigbeder, Iventari i fundit para shkatërrimit, në të cilën ai bujshëm tërhoqi vëmendje me karakterin e tij francez të përqendruar.
Në këtë listë gjendet ne vendin 81-të romani i famshëm i Ismail Kadare, ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’.