14 Nëntor, 2022 - 11:36 am
Hamide Berisha Latifi
Grua, kalle botën me sytë e tu,
Kalli të gjithë ata që të shanë,
(pështynë, poshtëruan)
Edhe ata që pasi “të deshën”,
Lavire të thanë!
Grua zgjohu, lëviz,
Në botën që ende s’të di për njeri,
Poshtërimi nuk mposhtet me heshtje,
Me heshtje pranon robëri.
Është kohë të zgjohesh grua,
Zërin le ta dëgjojnë,
Sa vlen bota për ty oj grua,
Që ende emrin s’ta thonë?/ KultPlus.com