17 Tetor, 2017 - 2:45 pm
Robert Elsie albanologu i njohur që u nda nga jeta pak javë më parë do të prehet sot në Shqipëri. Qeveria shqiptare ka përmbushur amanetin e studiuesit për tu prehur në tokën që e deshi aq shumë, përcjell KultPlus.
Në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë kanë filluar homazhet dhe nderimet e fundit për studiuesin dhe albanologun Robert Elsie, homazhe këto që do të zgjasin deri në ora16:00. Më pas ceremonia e përcjelljes për në Shkodër do të zhvillohet në Bibliotekën Kombëtare në ora 16:00.
Elsie do të varroset nesër më 18 tetor në orën 14:00 në Theth, në Alpet shqiptare. Robert Elsie lindi më 29 qershor 1950 në Vankuvër (Vancouver) të Kanadasë./ KultPlus.com