23 Nëntor, 2024 - 10:49 pm
Kompania e njohur “Gjirafa” ka njoftuar se Fondi Amerikan për Zhvillim (DFC) ka bërë një investim historik në kompaninë e tyre, nga i cili investim pritet fuqizohet edhe më shumë inovacioni dhe zhvillimi teknologjik, shkruan KultPlus.
“Gjirafa” është një nga platformat kryesore online në botën shqipfolëse, që ofron një gamë të gjerë shërbimesh si blerjet online, shërbimet e motorit të kërkimit dhe reklamat digjitale.
Ky investim cilësohet historik dhe me rëndësi jo vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin./ KultPlus.com