Jeta e Aleksandër Moisiut pasqyrohet përmes një ekspozite në Vjenë (FOTO)

28 Mars, 2018 - 3:05 pm

Në fillimin e kësaj jave, në mjediset e Ambasadës sё Shqipёrisё nё Vjenё u zhvillua një aktivitet kulturor nё kuadër tё Vitit të Kulturës Austri-Shqipëri 2018.

Në kuadër të këtij aktiviteti u hap ekspozita me fotografi të cilat pasqyrojnë jetën dhe veprën e aktorit tё madh Aleksandёr Moisi, shkruan KultPlus.

Aktiviteti u pёrshёndet nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë nё Austri, Roland Bimo dhe pёrfaqёsuesi i Ministrisё Federale pёr Europёn, Integrimin dhe Punёt e Jashtme, Keller. Nё aktivitet morën pjesë pёrfaqёsues nga Ministria e Punëve të Jashtme e Austrisё, pёrfaqёsues tё komunitetit tё diasporës shqiptare nё Austri dhe miq e tё ftuar tё Ambasadёs.

Për ta sjellë këtë ekspozitë për publikun e atjeshëm, janë përdorur fotografitë nga fondi i Pjetёr Logorecit. Logoreci mbajti dhe njё fjalё, gjatё sё cilёs tregoi disa detaje interesante nga jeta e Aleksandёr Moisiut.

Ky aktivitet vijon nё promovimin e kulturës shqiptare nёn moton e Vitit tё Kulturёs “Tё Rizbulojmё tё Pёrbashkёtat”, duke dashur tё tërheq vëmendjen nё figura madhore si Aleksandёr Moisiu, tё cilat lidhin dy vendet./ KultPlus.com


Të ngjajshme