2 Dhjetor, 2020 - 10:44 pm
Kamionët që morën vaksinat e para kundër COVID-19 Pfizer / BioNTech janë rrugës për në Britani, pas miratimit për përdorim më herët sot nga rregullatori.
Mijëra doza të vaksinës kanë filluar tashmë “udhëtimin” e tyre nga fabrikat Pfizer në Belgjikë këtë mëngjes, vetëm disa orë pasi “Drita e Gjelbër” u dha nga Autoriteti Rregullator për Barnat dhe Produktet Shëndetësore (MHRA), duke e bërë Britaninë vendin numër një në botën perëndimore, që ka aprovuar përdorimin klinik të ilaçit.
Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock tha se pandemia po mbaronte, ndërsa kryeministri, Boris Johnson u shpreh se kjo “do të na lejojë të rikthejmë jetën tonë në rrugën e duhur”, por gjithashtu paralajmëroi që njerëzit britanikë nuk duhet të jenë tepër entuziast për zbatimin e shpejtë të programit të vaksinimit.
Rreth 800,000 doza të vaksinës Pfizer, e cila kërkon dy doza me 21 ditë diferencë, do të jenë në dispozicion “nga java tjetër”.
Britania e Madhe tashmë ka porositur një total prej 40 milion dozash, me 10 milion që mbërrijnë në vend deri në fund të vitit 2020 dhe pjesa tjetër brenda vitit të ardhshëm./albinfo.ch/ KultPlus.com