25 Mars, 2023 - 8:00 pm
Poezi nga Xhevdet Bajraj
Ke harruar
çka është lumi
çka është lulja
dielli dhe qielli
ke harruar
çka është fjala
çka është dora e shtrirë dhe
çka është shkëlqimi i syrit
i ke harruat buzët
çka janë buzët
për buzët
“VITET QË NUK E SOLLËN PRANVERËN”, De Rada, Ferizaj, 2018./ KultPlus.com