14 Shkurt, 2020 - 2:20 pm
Në burgun e Shën Valentinit të parë
Poema më e vjetër e historisë së Shën Valentinit ishte shkruar në burg. Më 1415, Charles Dukë i Orléans, i dërgoi gruas së tij një poemë për Shën Valentinin, përderisa ai ishte i burgosur në Kullën e Londrës.
Poema e Shën Valentinit që Charles shkroi për gruan e tij nuk ishte një letër valentini e lumtur, por ajo ishte një dëshirë e dëshpëruar e tij, i gjendur ne katër muret e mbyllura:
Dukesha vdiq para se të mund të arrinte të lexonte poemën e saj.
Këtu janë disa nga vargjet e poemës të përkthyera nga gjuha frënge:
Unë jam tashmë i sëmurë nga dashuria,
Valentini im shumë i butë,
Meqenëse për mua ke lindur shumë shpejt,
Dhe unë për ju kam lindur shumë vonë.
Perë ndia e fal atë që ka larguar
Unë pë r ju për tërë vitin.
Unë jam tashmë i sëmurë nga dashuria,
Valentini im shumë i butë.
Epo mund të kem dyshuar
Se një fat i tillë,
Kështu do të kishte ndodhur këtë ditë,
Sa do të kishte urdhë ruar ajo dashuri.
Unë jam tashmë i sëmurë nga dashuria,
Valentini im shumë i butë./KultPlus.com