11 Dhjetor, 2019 - 3:01 pm
Pasi Sarajeva e shpalli persona non grata fituesin e Çmimit Nobel për Letërsi, Peter Handke, një gjë të tillë sot e bëri edhe Kosova.
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, këtë e bëri të ditur në një postim në facebook.
“Sot kam vendosur të shpalli Peter Handke si jo të mirëpritur në Kosovë”, shkruan ai.
“Ai është një person non-grata nga sot. Mohimi i krimeve dhe mbështetja e kriminelëve është krim i tmerrshëm”, përfundon Pacolli. / KultPlus.com