13 Prill, 2022 - 12:07 pm
Futbollistja shqiptare, Kosovare Asllani, ka arritur që t’ia sigurojë pjesëmarrjen Suedisë në Kupën e Botës, shkruan KultPlus.
Përmes një goli të shënuar në barazimin 1-1 ndaj Irlandës, Suedia ka siguruar plasmanin në botërorin e ardhshëm që do të mbahet në vitin 2023.
Asllani arriti të shënojë në minutën e 79-të pasi e mori një top nga zëvendësuesja Olivia Schough për t’ia dhënë primatin Suedisë në Grupin A me 19 pikë pas 7 ndeshjesh të zhvilluara.
“U kualifikuam në Botëror, shihemi në Australi/Zelandë të Re 2023”, ka shkruar Asllani në rrjetet sociale.
Golin mund ta shikoni nga minuta 01:23. /KultPlus.com