17 Nëntor, 2023 - 8:23 pm
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Shqipërinë për kualifikimin në “Euro 2024”.
“Shqipëria kalon. Festë e madhe, që do të vazhdojë në Euro 2024. Për herë të dytë në histori. Pas Francës, tashmë drejt Gjermanisë. Urime lojtarëve, gëzuar të gjithëve!”, ka shkruar ai në Facebook.
Shqipëria barazoi me Moldavinë për t’u kualifikuar në “Euro 2024”.