23 Dhjetor, 2018 - 4:40 pm
ëNjë tjetër hapësirë e re i është shtuar kryeqytetit shqiptar, “Kalaja e Tiranës” e cila është trashëgimi e familjes Toptani.
Hapësira më e vyer e Tiranës jo vetëm është zbuluar dhe kuruar, por ndodhet në një pikë të vizitueshme për qytetarët, si dhe turist vendas e të huaj, duke e bërë kryeqytetin një dekor të larmishëm, shkruan ata.
Pas “Pazarit të Ri” dhe sheshit “Skënderbej” një tjetër hapësirë e re është rihapur në Tiranë.
“Kalaja e Tiranës”,trashëgimi i familjes Toptani, është rikthyer në origjinën e saj të kulturës edhe më moderne, edhe më frekuentueshme për komunitetin. Tirana që duam, vazhdon çdo ditë transformimin e saj”, shkruan Gjylameti./ KultPlus.com