Lansoi linjën e qerpikëve me emrin “Kosova”, Foinika Kay flet ekskluzivisht për KultPlus

23 Maj, 2019 - 7:20 pm

Alberina Haxhijaj

Foinika Kay, konsiderohet si një nga blogeret më të famshme shqiptare, në botën e kozmetikës. Me prejardhje nga Peja, por që jeton e vepron në qytetin e New Yorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, falë Instagramit ajo fitoi vëmendje dhe u vu në llupën e kompanive më të mëdha të kozmetikës në botë, shkruan KultPlus.

Fonika Kay e cila njihet si “Exteriorglam” ka më shumë se 1.7 milion ndjekës në Instagram ku edhe poston video duke realizuar grime nga më të ndryshmet. Për KultPlus, ajo ka treguar se grimi ka qenë ëndrra e saj qysh në fëmijëri.

“Prej e vogël grimi ka qenë njëra ndër ëndrrat e mija dhe shumë pak vite më vonë kam filluar të marr klientë për t’i rregulluar për evente të veçanta. Pastaj kam filluar që të jem shumë aktive me foto në Instagram, aty ku edhe kam reklamuar punën time. Prej atëherë shumë kompani të mëdha si Loreal, Macc, Lancome, Garrnier e shumë të tjera pasi kanë parë punën time kanë kërkuar të kenë bashkëpunim me mua dhe ende sot vazhdoj të kem bashkëpunim të ngushtë më këto kompani”, ka treguar Foinika për KultPlus.

https://www.instagram.com/p/Bw4shf0nqtK/

Së fundi Foinika Kay ka marrë vëmendjen e mediave por edhe të njerëzve të fushës së kozmetikës përmes bashkëpunimit të saj me kompaninë “Tarte Cosmetics”.

“Me kompaninë ”Tarte” njihem prej më shumë se dy vite dhe kam një bashkëpunim shumë të mirë me ta. Ishin ata që më përzgjodhën mua dhe unë kam pranuar me shumë kënaqësi dhe jam e lumtur për këtë bashkëpunim”, ka treguar Kay për KultPlus.

https://www.instagram.com/p/BxfToxWnT7t/

Për këtë kompani ajo ka bërë dizajnin e dy lloj qerpikëve artificial. Linjën e parë të qerpikëve artificialë ajo ka vendosur që të emërtoj më emrin “Kosova”. Këta qerpikë artificialë janë të punuar në atë mënyrë që të mund të përdorën gjatë ditës pasi që ofrojnë një dukje ditore.

“Emrin Kosovë kam dashur ta vendosë për arsye se dëshira ime më e madh është që këtë emër ta shoh kudo në botë, e sidomos në kozmetikën më të njohur në botë Sephora”, ka treguar për KultPlus Foinika Kay.

Ndërsa qerpikët e tjerë artificalë të quajtur “0-100” janë me ekstravagantë dhe mund të përdoren për mbrëmje dhe evente më të veçanta. /  KultPlus.com

https://tartecosmetics.com/en_AL/makeup/eyes/false-lashes/exteriorglam-x-tarte–lash-sets/1642.html

Të ngjajshme