17 Shtator, 2024 - 10:01 pm
30 artistë do të jenë pjesë e ekspozitës “Ura Kulture: Dialog Artistik” që do të prezantohet në Selanik të Greqisë, qe për drejtoreshë artistike ka Majlinda Kelmendin, shkruan KultPlus.
Kjo ekspozitë synon të adresojë njohjen dhe prezantimin e artit dhe kulturës në një kontekst ndërkombëtar, këtë rrallë në Selanik Greqi.
Në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur, dialogu ndërkulturor është esencial për ndërtimin e urave dhe përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet kombeve. Kjo ekspozitë synon të nxisë këtë dialog përmes bashkëpunimit artistik.
Koncepti i “metaxí” rrjedh nga fjala greke që do të thotë “në mes” ose “ndërmjet”. Ky term i referohet një hapësire të përkohshme ndërmjet dy gjendjeve ose realiteteve të ndryshme. Në kontekstin e filozofisë dhe artit, “metaxí” simbolizon një hapësirë tranzitore ku ndodh dialogu, shkëmbimi dhe ndërveprimi. Kjo hapësirë ndërmjet kulturave është një terren i pasur për krijimin artistik dhe kuptimin e ndërsjellë. “Metaxí” përfaqëson hapësirën ku kulturat takohen dhe ndërveprojnë.. Kjo nxit kuptimin dhe respektin e ndërsjellë. Ky projekt është një mundësi unike për të prezantuar dhe për të promovuar artin dhe kulturën, ku nëpermjet dialogut synojmë të nxisim një kuptim dhe respekt të ndërsjellë, duke krijuar një platformë për artistët e rinj për të prezantuar dhe për të promovuar veprat e tyre.
Artistët pjesmarrës: Argjira Pukaj,Blerina Xhelili, Emir Mehani, Enisa Abiti, Sadije Hoti, Fana Hasanaj, Majlind Stollaj, Fatjona Hajdari, Emine Dajaku,Teutë Bilalli, Besarta Cocaj, Valentina Bakija, Elvira Staiki, Blerina Xhelili, Dhurata Begolli, Elmedina Rrahmani, Daorsa Hyseni, Leona Hyseni, Bleranda Fejza, Algeta Shurdhaj, Ardit Berisha, Albin Shala, Endrita Ibishi, Donieta Haziri, Erion Kllokoqi, Besarta Hoxha, Gresa Gashi, Antika Veseli, Erleta Matoshi, Jon Rexhaj./ KultPlus.com