MARCO CAROLA, HOT SINCE 82, BEDOUIN RICARDO VILLALOBOS dhe mbi 80 artistë me famë botërore këtë vit në UNUM Festival

2 Mars, 2023 - 11:45 pm

Nuk është më sekret që bota e festivaleve muzikore ka shpërthyer gjatë viteve të fundit, me organizime t’shumëllojshme, por kur bëhet fjalë për Unum Festival në Shqipëri, është e qartë që po flitet për diçka vërtet t’veçantë. Me lokacionin e tij unike, mjedisin mahnitës dhe një lineup madhështor, Unum Festival është një festival që nuk duhet me e humb këtë vit.

Unum Festival sot ka shpallur valën e tij të dytë të artistëve, duke shtuar disa nga emrat
më të mëdhenj të industrisë në një formacion të paresistushëm.

Marco Carola, Ricardo Villalobos, Hot Since 82, Sonja Mooonear dhe Bedouin janë
vetëm disa nga emrat që do të na mbajnë me tingujt e tyre deri n’mengjes. Për 6 ditë e
6 netë,prej 1-6 Qershor netë, Unum Festival premton të jetë një eksperiencë e
paharrueshme për këdo që e do muzikën house dhe techno.

Por nuk është veç muzika që e bën Unum Festival një event kaq unike. Festivali
zhvillohet në plazhin idilik të artë të Ranës së Hedhun në Shëngjin të Shqipërisë, dhe
mjedisi mahnitës e bën eksperiencën më magjike.

Faza e dytë e emrave që do të performojnë përfshijnë shtyllat e muzikës tekno, me më
shumë se 80 akte ndërkombëtare dhe vendore si Ricardo Villalobos, Bedouin, Marco
Carola, Praslea, tINI, Sonja Moonear, Priku,Cesar Merveille, Raresh, Dyed Soundorom,
Alex Kostic, Margaret Dygas dhe Shimza. Me kta dhe shumë të tjerë ka diçka për
t’gjitha shijet në Unum Festival.

Me partnerët e muzikës si: After Caposile, Animal Crossing, Club Der Visinaere, Kunye,
Secret Sociaty, Chervy Agency, Sunrise dhe Zone ky vit do jetë kulmi i festivaleve të
organizuara në trojet shqipëtare ndonjëher.

UNUM është një komunitet i lidhur ngushtë me muzikën e kuruar me shije, mes pyjeve
me pisha, me erë të këndshme, plazheve gjithëpërfshirëse me diell dhe i vendosur në
një sfond dramatik malor. Muzikë do të ketë në tri skena shumë të ndryshme, të gjitha
me pamjen dhe tingullin e tyre unik, dhe më emblema ku njëra prej tyre është Pines
Stage, ku DJ performojnë 24 orë në ditë.

Dhe aktivitete që zhvillohen gjate festivalit, duke përfshirë një “Joy Zone” ku
frekuentuesit e festivalit mund të marrin pjesë në aktivitete të tilla si joga, masazh, lojëra
me ujë dhe body painting.

Përrmes publikimeve në rrjetet e tyre sociale Unum Festival lajmeroi që biletat janë në
fazën e dytë dhe me çmim 59€, duke e bërë këtë një festival të përballueshme për
fansat e muzikës në buxhet. Ju mund të blini bileta përmes faqes së internetit të
Festivalit Unum ose përmes partnerëve të tyre të biletave Rave dhe Gowild.

Opsionet e akomodimit janë gjithashtu të disponueshme përmes web faqës të Unum
Festival, me një sërë opsionesh që i përshtaten të gjitha buxheteve./ KultPlus.com

Të ngjajshme