19 Prill, 2019 - 11:00 am
Një rol tjetër i rëndësishëm do i shtohet listës së roleve të shumta që ka interpretuar sopranoja e njohur kosovare, Marigona Qerkezi, shkruan KultPlus.
Qerkezi, do të ketë rolin e Donna Anna-së në operën “Don Giovani” që do të mbahet në teatrin nacional në Tokyo. Qerkezi është kosovarja e parë që performon në Operën e Tokyos.
“Shumë e lumtur që të debutoj një rol kaq të bukur në teatrin e mrekullueshëm të operës në Tokyo”, është shprehu Qerkezi në një postim në Facebook.
Në Tokyo do të jepen gjithsej pesë shfaqje, e në të gjitha këto shfaqje sopranoja kosovare do të performojë në rolin e Donna Anna-s. Opera do të shfaqet më 17, 19, 22, 25, dhe 26 maj./ KultPlus.com