12 Shkurt, 2019 - 11:00 am
Shpetim Selmani
Më vjen keq prej djalit tim,
që jam poet.
Nuk mund të ja heq mutin nga bytha me një varg.
Nuk mund të ja blejë një biskotë me një poezi.
Më vjen turp nga djali im,
që jam poet.
Dhe duke ja puthur duart
digjem në ferr sikurse Chinaski,
në ferrin e vetvetes./ KultPlus.com