27 Tetor, 2017 - 9:00 am
Michael Jackson u festua në Hollywood me rastin e afrimit të festës së Halloween-it. Kjo gjë u bë me organizimin e një ndeje me ç’rast edhe u transmetuan në ekran dy hitet e mbretit të ndjerë të muzikës pop, ‘Thriller’ dhe ‘Ghosts’.
Ngjarja e cila u mbajt teatrin Kinez “TCL” dhe ku u shfaqë imazhi i Michael Jackson-it, u ndoq nga yje të shumtë të showbizit, si: Zendaya (Zendaja), Nick Cannon (Kenon) dhe Rosario Dawson (Davson), si dhe disa prej antarëve të familjes Jackson si babai i Michael-it, Joe (Gjo), dhe vëllai tij, Jackie.
Ndeja u organizua me qëllim të festimit të lansimit të albumit të ri ‘SCREAM’, i cili i përfshinë 13 prej këngëve më të njohura të Michael-it, përfshirë këtu hitet ‘Thriller’ dhe ‘Dirty Diana’. Producenti muzikorë Steve Aoki (Stiv Ajoki), i cili bëri muzikë në këtë ndjejë, poashtu e ka sjellë një version remix të këngës ‘Thriller’, me rastin e lansimit të këtij incizimi.
Disa media të huaja shkruajnë se që nga viti 1983, është e pamundur që të kalojë një Halloween pa imazhe të Michael Jacksonit. / KultPlus.com