6 Korrik, 2019 - 2:30 pm
Të dashura gra,
Kur e thërrasim njëra-tjetrën ”femër” e barazojmë veten dhe të tjerat
VETËM me qenien tonë anatomike dhe fiziologjike, me atë që kemi vag*inë,
mitër, vezë, etj. Dmth në të njëjtin nivel si femrat e gjitarëve të
tjerë, një kafshë. Është njëlloj sikur t’i thërrisnim njëra-tjetrës: o
moj ti me vag*inë!
Kur e thërrasim njëra-tjetrën ”grua” i japim vetes dhe të tjerave jo
vetëm veçorinë e sek*sit, por edhe veçori të tjera që na përkasin si
qenie shoqërore që jemi.
– ata që përdorin ”femër” si emër përgjithësues, sepse duan të na
dallojnë nga mosha, mund të thonë ”gratë dhe vajzat” (dallimi midis
kafshës dhe njeriut më duket më qenësor se dallimi midis të resë dhe të
vjetrës);
– ata që kanë një nevojë të papërballueshme të na dallojnë nga gjendja
civile, kanë probleme më të thella që nuk mund t’ua zgjidhim ne;
– ata që ju thonë se ”femër” dhe ”grua” kanë të njëjtin kuptim, provojani me këtë shembull:
*sa femër e mirë! (për çfarë thua ta kem fjalën? Për zemrën e mirë?)
*sa grua e mirë! (athua e kam fjalën për të mbrapmet e saj të bukura?);
– ata që ju thonë se kemi probleme më të rëndësishme si vr*asjet e
femrave, psh, u thoni se ndoshta po të fillojmë ta trajtojmë
njëra-tjetrën si njerëz, jo thjesht si gjitarë, ndoshta do të na vr*asin
më pak.
Mos mendoni se na bëjnë nder kur na thonë ”femër” dhe jo ”grua”, vetëm
pse duam ta evitojmë atë klang negativ që ka fjala ”grua” në shqip . E
vërteta është se “femër” është fjalë zvogëluese për ne, ne jemi shumë më
tepër se femra. Ta rimarrim fjalën “grua” dhe ta përdorim në kontekste
të mira. Është e papranueshme që ”është bërë si grua”, është shprehje
ofenduese për të rejat. Ju që jetoni jashtë e dini mirë se ”woman”,
”donna”, ”kvinna” janë fjalë dhe qëllim i bukur në jetë për të rejat.
Ejani gra ta duam ne të parat emrin tonë!
Filloje sot dhe vazhdoje mot!
P.S. Sa për sqarim, ”Femrat” e Bukowskit në origjinal titullohet ”Gratë”.
Autore: Entela Tabaku