Nagip Tashi realizon portretin e Enver Petrovcit në mozaik druri, ia dedikon karrierës së tij në teatër dhe film

1 Shkurt, 2023 - 10:41 pm

Zdrukthtari Nagip Tashi, i cili mes tjerash punon edhe portrete prej druri të figurave të ndryshme, së fundi ka realizuar në mozaik druri, portretin e aktorit Enver Petrovci, shkruan KultPlus.

Për të realizuar këtë portret ai thotë se është motivuar nga shfaqja ‘Muslimani’, realizuar së fundi nga Petrovci.

Në vijim, KultPlus ua sjell postimin e plotë të tij:

Kur u pata taku njëher me aktorin Enver Petrovcin para njo 20 vjete me ni lokal në Prishtinë, në bisedë e sipër më pyeti.

Çfarë profesioni ke be djalë?

I thash, Zdrukthtar jam.

Eh, po mos të isha bo aktor do t’isha bo zdrukthtar ( marangoz), shumë e kam dasht ket zanat, tha ai.

Ia ktheva, edhe unë po mos t’isha bo zdrukthtar do t’isha bo aktor, shumë e kom dasht ket zanat.

Sot, për rrespekt të karierës së tij në dërrasat e teatrit dhe shesheve të xhirimeve të një mori projektesh filmike ia punova një portret mozaik në dru.

Arsyeja tjetër që më motivoi për ta realizuar këtë portret multidimmenzional në fushën e artit ishte pjesmarrja në shfaqen e fundit të tij ,, Muslimani”. Aty e pash madhështin e aktrimit të një aktori të madh siç është Enveri.

Shnet./ KultPlus.com

Të ngjajshme