19 Maj, 2019 - 7:40 pm
Pas publikimit të fotografisë nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, znj.Flora Brovina, me të cilën pretendohej se paraqet kryerjen e dhunimeve seksuale gjatë luftës në Kosovë, e cila fotografi doli të jetë e dyshimtë, ka pasur reagime të shumta nga të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, e posaçërisht nga familjarët e tyre.
Prandaj nesër është organizuar marsh protestues, në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, duke kërkuar përgjegjësi nga institucionet e vendit si dhe solidarizim dhe drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Takimi i pjesëmarrësve do të bëhet në Sheshin Zahir Pajaziti, në ora 12.00, dhe marshi do të vazhdoj deri para hyrjes së Kuvendit të Kosovës.
Organizuar nga organizatat që përfaqësojnë të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë:
1. Qendra Kosovare për rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës – QKRMT
2. Rrjeti i Grave të Kosovës
3. Medika Kosova
4. Medika Gjakova
5. Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas
6. Shoqata Drejtësi për të Gjithë.
Vendi: Sheshi Zahir Pajaziti – Sheshi Skënderbeu, Prishtinë, Data: 20 Maj 2019, ora: 12:00 – 13:00./KultPlus.com