28 Prill, 2019 - 5:50 pm
KultPlus ju sjell një seri fotosh të bëra nga fotografja Cristina Garcia Rodero, në të cilën shihen refugjatët kosovarë gjatë viti 1999.
Rodero ka lindur në Puertollano të Spanjës, në vitin 1949. Ajo studioi pikturë në Universitetin Complutense të Madridit. Në vendin e saj në Spanjë ajo është ndër fotografët dokumentarë më të famshëm. Rodero fotografon këmbënguljen e traditave rurale në kohët moderne, siç janë ritet fetare dhe festat në Spanjë.
Gjatë viti 1999, fotografja Cristina Garcia Rodero qëndroi në Kukës ku fotografoi jetën e refugjatëve nga Kosova dhe sfidat e tyre të përditshme gjatë atyre ditëve./ KultPlus.com