29 Qershor, 2018 - 10:00 am
Ndodh që edhe një 11 vjeçar, të bëjë krenar një kontinent të tërë. Karim, vogëlushi nga Afrika, ndan pasionin dhe talentin e tij me të gjithë botën, përmes pikturave të jashtëzakonshme të tij.
Gjeniu i Vogël arrin të vizatojë një portret me vetëm një laps apo stilolaps ndonëse ka provuar dhe ja ka arritur me sukses të realizojë edhe murale. Është përshkruar si një artist i madh dhe kjo është ëndërra e tij më e madhe: të bëhet si Mikelanxhelo apo Arinze.
Pikturën e parë e realizoi në moshën 6 vjeçare dhe nga ajo kohë nuk ka ndaluar asnjë ditë. Pikturon shokët e tij, filmat vizatimorë, komikët, çdo ilustrim nga librat apo gazetat. Inspirohet nga gjithçka sheh rreth e përqark, kryesisht nga familja e tij. Vehten e sheh pas pak vitesh në krah të artistëve të mëdhenj me pikturat varur në muze.
Kjo është piktura që ai do më shumë nga koleksioni prej qindra të tilla. Quhet ushqim i përditshëm dhe është portreti i një bashkëmoshatari të tij, mbuluar nga djersa dhe lotët me lugë në dorë.
“Unë dhe familja ime punojmë shumë që të kemi ushqim në tavolinë çdo ditë” kjo është ajo çka më frymëzon thotë Karim. Ofertat për të shitur pikturat nuk i kanë munguar dhe shumë shpejt Karim do të çelë ekspozitën e tij të parë./ KultPlus.com