25 Nëntor, 2019 - 11:24 am
Policia e Kosovës para pak minutash ka bllokuar parkingun e Fakultetit të Arteve ku po dyshohet se gjendet një varrezë masive e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.
Për shkak të dyshimit për varrezë masive, në njërën pjesë të kampusit të Universitetit të Prishtinës, do të fillojnë gërmimet e reja.
Gërmimet janë me urdhëresë të prokurores Drita Hajdari në një lokacion afër vendit ku ka pasur gërmime edhe para 2- 3 viteve.
Në 2016-ën, gjatë gërmimeve në tri lokacione të ndryshme në kampusin universitar të UP-së Prokuroria Speciale e Kosovës, kishte njoftuar se nuk është gjetur as varrezë masive, as ndonjë mbetje mortore. Fotografia: Korab Lecaj./KultPlus.com