Presidenti Joe Biden: Shpresoj që më 4 korrik do të festojmë edhe pavarësinë prej Covid 19

12 Mars, 2021 - 2:32 pm

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden ka thënë se shpreson që Amerika mund të shënojë pavarësinë nga Covid 19, pikërisht më 4 korrik, nëse popullata vaksinohet, shkruan BBC, përcjellë KultPlus.

Në konferencën e parë si president i SHBA-ve, ai ka thënë se do të urdhërojë të gjitha shtetet që të bëjnë vaksinimin e të rriturve deri më 1 maj.

Masat aktuale për anti Covid janë duke i dhënë përparësi moshave më të shtyra dhe personelit shëndetësor.

Biden ka thënë se nëse realizohet qëllimi, atëherë më 4 korrik do të jetë mundësia që familjet amerikane, bashkë me miqtë e tyre të festojnë në oborret e tyre me një gatim ose një Barbecue. / KultPlus.com

Të ngjajshme