Presidentja Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të tre të miturve në Jabllanicë të Gjakovës

2 Shkurt, 2025 - 10:59 am

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes tragjike të tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës.

Presidentja Osmani ka thënë se nuk ka fjalë që mund ta lehtësojë dhimbjen e familjeve që sot po përballen me boshllëkun e pafund që lë pas humbja e më të dashurve të tyre.

”Me zemër të rënduar dhe dhimbje të thellë morëm lajmin tragjik për humbjen e jetës së tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës, të cilët u shuan para kohe si pasojë e rrënimit të një objekti të pabanuar.

Në këtë moment të rëndë pikëllimi, ndajmë me ju dhembjen e papërshkrueshme, duke shprehur ngushëllimet e sinqerta dhe duke qëndruar pranë jush me mendje e zemër.

Shpirtrat e tyre të njomë u prehshin në paqe!”, është shprehur Presidentja Osmani./ KultPlus.com

Të ngjajshme