17 Qershor, 2019 - 9:00 am
Është publikuar dokumentari i realizuar nga Soccer Aid për UNICEF-in në Kosovë.
Pjesë e këtij projekti është edhe artistja shqiptare me famë botërore, njëherësh ambasadore e kësaj organizate, Rita Ora.
Dokumentari është realizuar gjatë vizitës së fundit të Ritës në Kosovë, e cila u realizua në muajin prill. Ajo kishte vizituar disa qendra fëmijësh dhe të rinjsh, si dhe një nga lagjet më të varfra në qytetin e Ferizajt.
Dokumentari i saj u transmetua në ITV Channel në Angli dhe STVnë Skoci./KultPlus.com