Princ Leka njofton zyrtarisht shkurorëzimin nga Elia Zaharia

15 Janar, 2024 - 8:40 pm

Princ Leka i Shqipërisë përmes një njoftimi zyrtar  ka bërë të ditur se kanë filluar procedurat ligjore për shkurorëzimin e tij nga princesha Elia Zaharia, shkruan KultPlus.

Në kumtesë thuhet që divorci po ndodh pas një dakordimi mes tij dhe princeshës Zaharia pasi martesa e tyre e ka humbur funksionin e saj.

Më poshtë është njoftimi i plotë zyrtar:

Përshëndetje miq dhe dashamirës,

Me anë të këtij postimi ju komunikoj zyrtarisht se LTM Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë rënë dakord që martesës së tyre t’i jepet fund. Duke qenë se martesa e ka humbur funksionin e saj, kanë parë të udhës ta zgjidhin atë me pëlqim reciprok duke filluar procedurat e nevojshme ligjore.

Pavarësisht besimit tek instituti i familjes, LTM Princ Leka II beson se vlerat e respektit dhe mirëkuptimit reciprok do të perbëjne bazën e marrëdhënies n vijimësinë e saj, që do të ketë si motiv rritjen dhe edukimin e LSM Princeshës Geraldinë!!!

Mirëqenia shpirtërore dhe fizike e vajzës, LSM Princeshë Geraldinës, do të mbetet në qendër të vëmendjes së tyre, të përkushtuar për të siguruar një jetë të lumtur dhe të sigurt për Geraldinën.

LTM Princ Leka II nuk do të bëjë deklarata apo komente të mëtejshme dhe kërkon që të respektohet e drejta për privatësi lidhur me këtë çështje./KultPlus.com

Të ngjajshme